Ormeni: Të gjitha të dhënat që u vodhën nga hakerat iranianë kanë përfunduar në darkweb

Ormeni: Të gjitha të dhënat që u vodhën nga hakerat iranianë kanë përfunduar në darkweb

Në studion e MCN Informacion u diskutua për rrjetin e errët. Arbër Ormeni, ekspert IT, shpjegoi mënyrën si funksionon ky rrjet.

Dark web është ajo pjesë e internetit që nuk aksesohet përmes motorëve të zakonshëm të kërkimit. Faqet i gjen në hiddenwiki dhe që aty hyn në të gjitha faqet e darkweb. Aty mund të blesh gjëra të paligjshme. Dark web përdoret për aktivitete të paligjshme sepse aty je anonim.

Një nga arsyet pse u dështua në ideatorin e Alfabay, ishte se nuk arrihej dot të gjendej ku ishte vendndodhja e tij. Shteti nuk arriti ta thyente këtë teknologji.

Duke u ndalur te sulmet kibernetike të korrikut 2022 në Shqipëri, Ormeni tha se të gjitha të dhënat që u përftuan nga hakerat përmes këtyre sulmeve janë në këtë zonë të rrjetit.

Shqipëria është e listuar dhe ka disa indeksime në darkweb. Marrim rastet e sulmeve kibernetike që prekën vendin tonë para ca kohësh. Të gjitha të dhënat që u morën falë këtyre sulmeve ata i kishin hedhur në darkweb.

Ky rrjet përdoret për shitblerje të drogërave dhe armëve. Mund të porosisësh edhe një sulm kibernetik. Pagesat variojnë në raport me madhësinë e faqeve.

Sipas Ormenit, rrjeti i errët lehtëson aktivitetet e paligjshme, të cilat bëhen shumë të vështira për t’u gjurmuar.

Bitcoin lindi në 2008. Duhej një monedhë e decentralizuar. Rëndësinë e madhe e mori nga Silkroad. Bitcoin dhe darkweb janë kombinimi ideal. Çdo aktivitet i jashtëligjshëm bëhet duke ndjekur paranë. Në momentin që nuk e ndjek dot, atëherë merr vlerë.

Sot një pjesë e mirë e aktivitetit që kryhet është në challenge. Por problemi është që merret ky content dhe shitet në darkweb. Ajo që duhet theksuar është se shumica e këtyre tregjeve po tentojnë t’i bllokojnë. Pra e drejtojnë aktivitetin e tyre te armët dhe droga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy