Vendimi i qeverisë, komiteti i pakicave kombëtare me stemë dhe vulë (VIDEO)

Vendimi i qeverisë, komiteti i pakicave kombëtare me stemë dhe vulë (VIDEO)

Këshilli i ministrave miraton logon dhe vulën për komitetin e pakicave kombëtare. VKM-ja u miratua ketë mërkurë dhe hyn në fuqi janarin e vitit të ardhshëm.

Komiteti për Pakicat Kombëtare do të ketë Vulën dhe stemën e vetë. Vedimi është marrë nga qeveria shqiptare këtë të mërkurë pas propozimit të bërë nga zëvendëskryeministria Senida Mesi. Në vendimin me 16 pika thuhet se Komiteti për Pakicat Kombëtare është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.

Komiteti për pakicat kombëtare do të pajiste edhe me logon dhe vulën zyrtare. Sipas VKM-së Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Komiteti për Pakicat Kombëtare”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave, për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

Vula e Komitetit për Pakicat Kombëtare ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Komiteti për Pakicat Kombëtare e shtrin veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komiteti për Pakicat Kombëtare drejtohet nga kryetari, i cili organizon e drejton të gjithë veprimtarinë e këtij institucioni, raporton dhe përgjigjet përpara Kryeministrit.

Vendimi i këshillit të ministrave hyn në fuqi janarin e vitit të ardshëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy