Gratë në menopauzë/ Nutricionistja Kalleshi jep këshilla për regjimin ushqimor në këtë periudhë

Gratë në menopauzë/ Nutricionistja Kalleshi jep këshilla për regjimin ushqimor në këtë periudhë

Menopauza shoqërohet me ndryshime të mëdha hormonale dhe metabolike, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të bezdisshme dhe shfaqjen e patologjive të ndryshme, të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së gruas.

Nutricionistja Anila Kalleshi, në një intervistë për programin “Zgjohu me MCN”, shpjegon se një ushqyerje e ekuilibruar dhe fiziologjikisht e duhur mund të ndihmojë në minimizimin e çrregullimeve gjatë kësaj periudhe të jetës.

Janë disa sisteme që preken në periudhën e menopauzës pas moshën 50-vjeçare, është sistemi kardiovaskular, ku fillojnë të shfaqen problematikat e para me hipertensionin, aritminë, problemet me trashjen e gjakut dhe kolesterolin.

Çfarë duhet të bëjnë këto zonja. Fillimisht të jenë të kujdesshme për të monitoruar nivelet e tensionit, nën normal 12, 8 dhe 7, për këtë duhet të jenë të kujdesshme në konsumimin e kripës, sepse bën rritjen e hipertensionit.

Më pas të jenë të kujdesshëm për kontrollimin e nivelit në gjak sepse këtë moshë ka tendencë të shfaqjes së diabetit Tip 2. Dhe për këtë duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ushqimeve që kanë nivel të ulët glicemik.

Të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime që ndihmojnë në karbohidratet që rrjedhin nga drithërat integrale, pra, oriz integral, makarona integral, bukë integral që të përmirësojnë sistemin e tyre tretës, me fibra të duhura dhe ushqime që ato përdorin të mos ketë indeks glicemie të lartë.

Gjithashtu, sistemi nervor është i ndjeshëm gjatë menopauzës, dhe nutricionistja Kalleshi rekomandon marrjen e vitaminave të shumta.

Prekja e sistemit nervor, prek periudhën e menopauzës, kështu që këta duhet të jenë te kujdesshëm të kenë një sistem nervor të shëndetshëm duke marrë vitaminën B12, dhe vitaminën B6 dhe sidomos edhe vitaminë B complex që është shumë e mirë për të rritur nivelet e zhvillimit të trurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy