Në konferencën kombëtare për të Drejtën e Informimit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi Komisionerin se një nga problemet që ka ky institucion i pavarur, janë sanksionet për institucionet të cilat nuk zbatojnë afatin ligjor për kthimin e përgjigjeve brenda afatit 10 ditor.
Madje Kryeministri u shpreh se këto institucione, përfshi këtu edhe ministritë përkatëse, duhet të gjobiten në ditën e 11, nëse nuk kthejnë përgjigje në kohën ligjore.
Emisioni “Xhadat” në MCN TV, këtë vit kanë pasur përplasje për të marrë informacion mbi rastet e trajtuara në disa bashki: Bashkia Ersekë, Bashkia Lezhë, Bashkia Kurbin, njësia administrative Fresku, Kadastër, etj.
Pavarësisht kërkesave të delegacionit të Bashkimit Europian për premtimin elektoral të Ramës, asgjë nuk është bërë.
Rasti në Shkodër, ku bashkia Shkodër i jep lejen vetes të ndërtojë kullë 9 kate në qendrën historike të qytetit.
Apo institucionet nuk kanë kthyer përgjigje si për shembull: ASHK e Shkodrës, bashkia e Shkodrës, Ministria e Kulturës. Pra, Institucionet shqiptare jo vetëm që nuk zbatojnë afatin ligjor, por nuk kthejnë as përgjigje. Shpresojmë që në 2026-tën, institucionet ta shqiptare ta zbatojnë ligjin dhe “urdhrin” e Kryeministrit.



