Prezantohen gjetjet e analizës së Maturës Shtetërore/ Kushi: Tre elementet e konstatuar

Prezantohen gjetjet e analizës së Maturës Shtetërore/ Kushi: Tre elementet e konstatuar

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, prezantoi gjetjet e analizës së Maturës Shtetërore. Gjetjet e analizës së kryer nga grupi i punës në lidhje me Maturën Shtetërore ka diktuar nevojën për disa ndryshime dhe përmirësime.

Ndryshimi i parë që është propozuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar në këto gjetje, është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji. Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.

Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi i këtij testimi është nxitja e më tejshme e meritokracisë, shmangia e fiktivitetit të mundshëm në vlerësimin e 3 viteve të mëparshme nga shkolla të ndryshme të vendit, por edhe gjatë provimit të maturës. Fondi i pyetjeve natyrisht lidhet me lëndët kryesore që të çojnë drejt programeve të mjekësisë, dhe bëhet një renditje tjetër në bazë të rezultateve që kanë maturantët nga ky testim.

Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.

Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm.

Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin.

Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturantë, çdo student duhet ta ketë.

Pika e tretë ishte përmirësimi i fondit të pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar. Ministrja tha se duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të shmangur pyetjet jashtë programit, apo pyetjet që nuk përputhen me nivelin e vështirësisë.

Ndërkohë pika e katërt dhe e fundit kishte të bënte me propozimin për ngritjen e një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.

Kjo sipas ministres do të çonte në një renditje të vërtetë dhe cilësore.

Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm.

Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre.

Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy