Covid-19/ Gjermania i pranon Italisë 47 pacientë në gjendje të rëndë për jetën

Covid-19/ Gjermania i pranon Italisë 47 pacientë në gjendje të rëndë për jetën

47 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të Covid-19 në Itali, do të merren për kurim të specializuar nga Gjermania.

Spitalet gjermane, që kanë hapësira të lira, do të pranojnë të paktën 47 pacientë nga Italia, që janë të prekur me koronavirus, në shenjë solidariteti me këtë shtet europian.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka thënë se do u qëndrojnë pranë miqve italianë.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”,-u shpreh Maas në një deklaratë të shkurtër.

Ndrësa kreu i instituti për sëmundjet infektive, Robert Koch ka raportuar të mërkurën për 36,508 persona të infektuar me këtë sëmundje në Gjermani, si dhe për 198 vdekje.

Rikujtojmë që Italia është vendi me pasojat më të rënda nga koronavirusi, me numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy