Në Kosovë fillon sot injektimi i dozës së dytë të vaksinës antiCovid

Në Kosovë fillon sot injektimi i dozës së dytë të vaksinës antiCovid

Nga sot në Kosovë ka filluar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor me dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca. Procesi i vaksinimit po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Tashmë procesi i vaksinimit me dozë të dytë për profesionistët shëndetësor ka nisur”, ka thënë Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në Sallën “1 Tetori”.

Imunizimi i profesionistëve shëndetësor që sot po vaksinohen edhe me dozën e dytë të vaksinës, dozën e parë e kishin marrë më 29 mars të vitit 2021.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçare.

Kurse, javën që shkoi Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë prodhuese Pfizer për blerjen e 1.2 milionë dozave të vaksinave anti-COVID.

Kosova, është duke vazhduar të vaksinojë qytetarët me dozat donacione të dhuruara nga COVAX dhe BE-ja për imunizim.

Kontrata me kompaninë Pfizer, është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër Coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka paralajmëruar që nga 15 qershori do të nis vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy