Drejtori i AKSK-së në Konferencën për Sigurinë Kibernetike: Duhen investime në kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e IT-së

Drejtori i AKSK-së në Konferencën për Sigurinë Kibernetike: Duhen investime në kapacitetet njerëzore dhe ekspertët e IT-së

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka vënë theksin te rëndësia që kanë njerëzit si shtylla kryesore për mbrojtjen e hapësirës digjitale në vend.

 

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së, z. Bledar Kazia, theksoi rolin kyç të administratorëve të sistemeve, ekspertëve të sigurisë dhe profesionistëve të IT-së në mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme.

 

Përballë kërcënimeve gjithnjë e më të avancuara kibernetike, Shqipëria po synon të ndryshojë strategjinë e saj të mbrojtjes përmes tre shtyllave kryesore, investimit te burimet njerëzore, ngritjes së kapaciteteve teknike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional.

 

Në këtë linjë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) po udhëheq rolin e koordinatorit kombëtar për të bërë bashkë të gjithë aktorët e fushës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy