Revista “Forbes” rendit Valbonën mes pesë bukurive mahnitëse të Ballkanit Perëndimor

Revista “Forbes” rendit Valbonën mes pesë bukurive mahnitëse të Ballkanit Perëndimor

Parku Kombëtar i Valbonës në Tropojë, është renditur nga revista prestigjioze amerikane “Forbes” mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e prestigjiozes “Forbes”, i cili i kushtohet Alpeve shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia “Forbes”, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë.

Sipas Forbes

“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy