Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një banese dykatëshe në qytetin e Vlorës, pasi pengonte projektin e lidhjes së portit detar me rrugën Transballkanike.
Gazetarja Arjola Hasanaj raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se gjatë shembjes ka patur kundërshti nga banorët, të cilët kërkojnë dëmshpërblim dhe çështja është në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit.
Sipas autoriteteve, objekti pengonte realizimin e projektit për lidhjen e portit detar me rrugën Transballkanike, një ndër ndërhyrjet infrastrukturore të rëndësishme në zonë.
Banorët theksojnë se prishja nuk duhet të kryhej pa u dhënë më parë një vendim përfundimtar nga gjykata.



