Sheku, Fetahaj dhe Mitrovasili: Panairet e turizmit po kthehen në platforma biznesi (VIDEO)

Sheku, Fetahaj dhe Mitrovasili: Panairet e turizmit po kthehen në platforma biznesi (VIDEO)

Edicionin e katërt të panairit të turizmit të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë mbi 40 kompani ndërkombëtare nga 18 shtete të ndryshme të botës dhe u vizitua nga 5 mijë vizitorë, vlerësohet pozitivisht nga Ceo e Iceberg Exhibitions, Enejda Sheku, këshilltari për turizmin në Giz Albania, Gent Fetahaj dhe Ceo i Albanian Oddysey, Adrian Mitrovasili.

 

Duke folur për “MCN Informacion”, Sheku tha se ka pasur kërkesë të lartë për të hyrë në takime për ofertat turistike.

 

Sipas tyre, panairet e turizmit, po kthehen në platforma biznesi ku kërkohen partnerë të besueshëm.

 

Pas këtyre takimeve bëhet faza e ndjekjes ku shkëmbehen informacionet, kushtet e bashkëpunimit dhe më pas hyhet në një fazë tjetër që i paraprin finalizimit të marrëveshjeve. Sezoni i 2025 ka prodhuar një numër të madh kontratash dhe bashkëpunimesh. 

Gjatë gjithë vitit qëndrojmë në kontakt jo vetëm me blerësit në Shqipëri, por edhe të huaj. Blerësit ardhjen në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës e kanë garancinë më të lartë. Post panairit janë nisur në një udhëtim familjarizimi, në Apolloni, Vlorë, Berat dhe Durrës, për ta prekur nga afër produktin turistik. Misioni ynë përmbushet kur ne kemi nënshkruar një kontratë. 

 

Ndërsa Fetahaj ngre shqetësim se qasja në treg sidomos për bizneset e vogla rurale është e limituar. 

 

Sa shpesh në vit i ofrohet një familje të vogël, për një bujtinë janë të punësuar 2.5 persona mesatarisht. Ka mungesë komunikimi mes bizneseve në vendin tonë. Nuk besoj se tour operatorët shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje, pa u takuar me individin nga afër. 

Panairet e turizmit, po kthehen në platforma biznesi ku kërkohen partnerë të besueshëm.

 

Mitrovasili ngriti si shqetësim se rritja e çmimit të turizmit nuk bëhet gjithmonë në raport me cilësinë. 

 

Është një forum i domosdoshëm, se është një vend ku profesionistët e turizmit dhe aktorët e turizmit në Shqipëri, gjithë ata që i konsiderojmë si partnerë apo bashkëpunëtorë, vijmë së bashku, takohemi me njeri tjetrin. 

 

Të bashkëpunojmë më mirë aty ku nuk kemi bashkëpunuar më para. Është i pazëvendësueshëm takimi ballë përballë me një bashkëpunëtor. Ne mësojmë nga ajo që duan realisht blerësit tanë. Në të shumtën e tyre ata folën për garantim standardesh nga partnerët dhe bashkëpunëtorët dhe kontrollin e cilësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy