Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të përhapet në pyllin me pisha në Pish Poro, i favorizuar dhe nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, 3 të Fierit, një e Vlorës, një e Roskovecit, një e Divjakës, një e Lushnjës dhe një e kompanisë “Albpetrol” si dhe dy autobote uji.
Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën, pritet ndërhyrja nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Prefekti Shehaj ka theksuar se është pamundur ndërhyrja në zonën e dendur të pyllit duke shtuar se nëse do të neutralizohet vatra e zjarrit do të vijnë në ndihmë Forcat e Armatosura të repartit të Poshnjës për shuarjen e plotë të flakëve.



