Në kohën e pandemisë, 34 foshnje vijnë në jetë brenda ditës në Tiranë

Në kohën e pandemisë, 34 foshnje vijnë në jetë brenda ditës në Tiranë

Epidemia e koronavirusit dhe izolimi në shtëpi nuk e ka ndalur bukurinë të çelë: 34 foshnje kanë lindur në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, një gjë e pazakontë kjo në kohët normale.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon".

24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet, ku kanë lindur plot 34 bebe, në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy