Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që breshëri të sjellë probleme në disa zona të Gjirokastrës.
Moti i keq ka përfshirë qarkun, ndërsa reshjet e shoqëruara me breshër kanë lënë disa zona pa energji elektrike.
Probleme me furnizimin me energji janë raportuar në Virua, Kardhiq, Picar, si edhe në disa fshatra të Lunxhërisë.
Në fshatin Picar, ndërprerjet e energjisë elektrike janë kthyer në një problem të përsëritur për banorët prej disa ditësh.
Pasi dhe ditët e mëparshme furnizimi me energji është ndërprerë për disa orë, ndërsa në disa raste mungesa e energjisë ka zgjatur deri në pesë orë.
Shkak mbetet amortizimi i linjave, ndërsa sezoni i dimrit po afron kjo problematike do të vijojë.



