Pas padisë në SPAK ku kërkuan hetime të thelluara, banorët e Lumasit firmosën këtë të shtunë një peticion përmes të cilit kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, i dënuar më parë në Greqi. Banorët e akuzojnë se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur burimin e Sinecit.



