Kosova pranon sasinë e parë të vaksinave antiCovid nga kontrata me Pfizer

Kosova pranon sasinë e parë të vaksinave antiCovid nga kontrata me Pfizer

Kanë mbërritur në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer nga Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me prodhuesin Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj, bënë të ditur se “nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi  65 vjeç, më 15 Qershor kemi filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë”.

Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.

“Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë. Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësor kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të MSH.

Për Ministrinë e Shëndetësisë, përveç sigurimit të vaksinave për të gjithë qytetarët, prioritet ka qenë që vaksinat të cilat administrohen në Republikën e Kosovës, të jenë vaksina të aprovuara nga EMA Evropiane dhe FDA Amerikane, dhe kështu vaksinat kundër COVID-it janë të sigurta dhe forma më efikase në përballjen me Pandeminë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy