Ka nisur para pak minutash protesta e 59-të e qytetarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.
Për mikrofonin e MCN Tv, një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tha se do të vijojnë deri sa Rama të largohet.
Do të vazhdojmë protestën deri sa të japë dorëheqjen kryeministrin. Nuk funksionon asgjë. Nuk jam anëtar i asnjë partie, jam shqiptar.
S’ka lidhje me besën Rama, shokët e tij janë të gjithë në burg.



