BE aktivizon ndihmën për tërmetin/ Mbërrin paketa e parë e ndihmës nga Kroacia

BE aktivizon ndihmën për tërmetin/ Mbërrin paketa e parë e ndihmës nga Kroacia

Një javë pas tërmetit që tronditi Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin,  kanë nisur të mbërrijnë paketat e para të ndihmës për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, asistencë kjo e Bashkimi Europian, e cila ka aktivizuar për Shqipërinë.  

Për të asistuar në këtë ndihmë, ka mbërritur në Tiranë Shefi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum, i cili përmes një aktiviteti të organiauar nga BE, shprehu mbështetjen për Shqipërinë përmes ndihmës që do të vijë nga 8 vendet europiane, pjesë e këtij mekanizmi.

“Së pari, unë dëshiroj t’ju them që ne të gjithë jemi me ju që jeni prekur nga tërmeti. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Ky është roli ynë si ekip i mbrojtjes civile europiane. Është nder për mua që jam në krye të këtij ekipi, i cili përbëhet nga 8 shtete anëtare të BE, si: Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Italia, Norvegjia, Holanda, Gjermania në mënyrë që ne të gjithë bashkë të japim mbështetjen tonë për ju. Është e rëndësishme të themi që kur ka fatkeqësi natyrore ky mekanizëm i mbrojtjes civile europiane mbështet atë vend që është prekur. Ndaj jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë,” u shpreh Glerum.

Ai ka përgëzuar autoritetet shqiptare që kanë vepruar në një kohë mjaft të shpejtë në terren për të matur çdo dëm të shkaktuar nga tërmeti i 21 Shtatorit, ndërsa tha se ndihma europiane do të shkojë për çdo familje të dëmtuar, duke filluar me ndihmat e para nga Kroacia

“Asistenca po vjen dhe ka arritur tashmë në Shqipëri. Sot po vijnë paketa nga Kroacia, ndërkohë që javën e ardhshme ne do të shikojmë edhe paketa të tjera që do tu shpërndahen qytetarëve kudo ku ata kanë nevojë për to,” deklaroi shefi i ekipit të BE për Emergjencat Civile.

Glerum shtoi se ndihmesa e Bashkimit Europian do të jetë edhe me burime njerëzore për një mbështetje maksimale të autoriteteve shqiptare të emergjencave civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy