Trump nën hetim për deklarim të rremë të pasurive

Trump nën hetim për deklarim të rremë të pasurive

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James po heton nëse presidenti Trump ka deklaruar të ardhura të fryra për të tërhequr investitorë dhe për të fituar kredi.

James ka kërkuar në gjykatë që djali i presidentit, Erik dhe Organizata Trump të binden gjatë hetimit dhe të dorëzojnë dokumente që provojnë rregullsinë në financa.

Për muaj të tërë janë përpjekur t’i shmangen një hetimi ligjor në lidhje me financat e organizatës. Ata kanë mbajtur pezull procedurën, duke mos dorëzuar dokumente dhe duke refuzuar dhënien e dëshmive,’’ u shpreh James.

Ajo i mëshon faktit se e vërteta do të zbulohet e se askush nuk është mbi ligjin.

James kërkon gjithashtu sigurimin e dokumenteve për pronat e Trump, të cilat janë nën hetim si dhe për avokatët që punojnë për organizatën.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Organizatës Trump është kundërpërgjigjur duke theksuar se çdo dokument është i rregullt dhe në bazë të normave. Ky sulm është politik dhe vjen në këto momente pikërisht pasi shumë shpejt do të jenë zgjedhjet presidenciale.

Hetimi ka nisur në mars të 2019 pasi ish-avokati i presidentit, Michael Cohen dëshmoi se Trump ka ndryshuar vlerën e pasurive të tij në pasqyrat financiare me qëllim marrjen e kredive, norma më të mira të interesave dhe për zbritje të taksave.

Presidenti ka shkuar në gjykatë në mënyrë të përsëritur për të mbajtur të dhënat e tij financiare larg nga duart e hetuesve. Ai aktualisht po vazhdon një proces gjyqësor me Kongresin dhe avokatin e rrethit Manhattan për deklaratat e tij tatimore dhe të dhënat e tjera financiare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy