Pas tre muajve mbyllje, rihapet Koloseu

Pas tre muajve mbyllje, rihapet Koloseu

Koloseu ka çelur dyert për publikun për herë të parë pas tre muajsh mbyllje, por nuk do të jetë më ashtu si vizitorët e mbajnë mend.

Pamjet e amfiteatrit të mbushur plot nga mijëra turistë do të mbeten një kujtim tashmë, pasi sipas rregullave të vendosura pas bllokimit, një numër i kufizuar prej 200 deri në 300 vizitorë do të lejohen brenda.

Vizitat atje do të lejohen vetëm më prenotime, do të ketë kontroll të temperaturës para hyrjes dhe maskat do të jenë të detyrueshme.

Zakonisht, në një ditë qershori si kjo, atraksioni do të ishte pushtuar nga turistët, por tani romanët mund të mahniten të pa shqetësuar më simbolin e qytetit të tyre.

Rreth 7,5 milionë njerëz vizituan amfiteatrin 2000-vjeçar në vitin 2019, por në 2020-tën, numri i turistëve ra plotësisht si pasojë e kufizimeve për frenimin e pandemisë.

Si një prej monumenteve më ikonë të Italisë, Koloseu ka dëshmuar shumë ngjarje historike, e fundit prej të cilave pandemia e Covid-19 që i mori jetën mbi 33 mijë persona në vend.

I ndërtuar nga Perandori romak Vespasiani, amfiteatri mund të priste deri në 50 mijë spektatorë të cilën shihnin përballjet e gladiatorëve dhe në disa raste ekzekutime.

Në prag të rihapjes në 1 qershor, ndërtesa antike u vesh me ngjyrat e flamurit italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy