Parlamenti i Francës do të votojë mbi një projektligj që synon të mbrojë viktimat e dhunës në familje.
Legjislacioni do të lejojë mjekët të prishin konfidencialitetin e pacientit kur besojnë se jeta e tij është në rrezik.
Projektligji u miratua javën e kaluar nga Asambleja Kombëtare dhe do të dalë para senatit të martën pasdite.
Gjithashtu parashikohen gjoba për ngacmimet seksuale brenda çifteve.
Ndërkohë, mjekët do të lejohen të prishin konfidencialitetin në raste ekstreme.
Ligji i propozuar parashikon dënimin me 10 vjet burg për autorët që nxisin viktimat të bëjnë vetëvrasje ose tentative për vetëvrasje.
Franca është një ndër shtetet që ka nivelin më të lartë të dhunës apo vrasjeve në familje.
Ajo ka shënuar për vitin 2019, 149 viktima (gra) nga dhuna në familje.
Brenda 2020, të paktën 39 gra janë vrarë nga ish-bashkëshorti apo bashkëshorti.
Aktivistët janë të bindur se masat e deri më tanishme të qeverisë si dhe fondet për mbrojtje janë të pamjaftueshme për të dhënë rezultat.
Protestat kundër dhunës në familje dhe për mbrojtjen e grave vazhdojnë./BBC



