Erë e fortë dhe dallgë, porti i Vlorës pezullon lundrimin për mjetet e vogla

Erë e fortë dhe dallgë, porti i Vlorës pezullon lundrimin për mjetet e vogla

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese si dhe mjetet e peshkimit duke filluar nga ora 10:00 e kësaj të hëne.

Shkak është bërë era e fortë bregdetare me drejtim Jug-Juglindje dhe Jug-Jugperëndim e cila në gji shkakton forcën 6 ballë ndërsa në det të hapur forcën deri në 8 ballë.

Dallgët e detit në gji shkojnë deri në 1.5 metra lartësi ndërsa më det të hapur 2.5 metra duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Tragetet e linjës ndërkombëtare këtë të hënë do të vazhdojnë udhëtimet në drejtim të Brindisit dhe anasjelltas në normalitet të plotë.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit ju është bërë thirrje që t’i sigurojnë mjetet në vende të posaçme për të shmangur dëmet dhe incidentet.

Këtë të hënë ka nisur sigurimi i mjeteve anës bregut. Situata hidrometeorologjike pritet të përmirësohet të martën në orën 06:00 të mëngjesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy