Familja Kasmi ka denoncuar pranë emisionit “Xhadat” rrezikun që i kanoset për shkak të dëmtimit që I ka pësuar shtëpia nga tërmeti i 7 vite më parë.
Familjarët pretendojnë se janë ankuar pranë institucioneve dhe askush nuk ka ndërhyrë. Ato shprehen se çatia është dëmtuar, gjithçka që bie jashtë, bie edhe brenda.
Problemet shtohen në këtë familje pasi është edhe një tjetër pjesëtar i cili dergjet në shtrat prej afro 28 vitesh. Familjarët ankohen se kjo situatë është bërë shumë e vështirë.
Xhadat shkojnë pranë bashkisë Kurbin.
Në një intervistë në bashki me specialisten shprehet se nuk rezulton një dosje për këtë familje.
E vetmja mënyrë për ta ndihmuar është që ta përfshijmë në ndonjë formë apo program të bashkisë pasi korrigjim për dosjen e tërmetit nuk mund të bëhet.
Për t’u përballur deri në fund me faktin që nuk ka një dosje për këtë familje Xhadat shkojnë pranë qendrës administrative Milot. Kryetarin e kësaj qendre e vendosin përball zotit Kasmi.
Ai mohon ta ketë takuar për të përgatitur një dosje për dëmshpërblim pavarësisht se z Kasmi i thotë në sy që jemi takuar bashkë disa herë për këtë çështje.



