Gjermania kërkon të zgjerojë stafin shëndetësor, duke mirëpritur punëtorë nga e gjithë Europa.
Lind pyetja se përse do t’i nevojitej superfuqisë së Europës, një dorë në shëndetësi nga emigrantët e huaj?
Arsyeja është e thjeshtë: pagesa të ulëta.
Sipas një instituti në Nuremberg që monitoron tregun e punës në Gjermani, një infermiere gjermane plotësisht e trajnuar, ka të ardhura mujore mesatare bruto prej 2,400€.
Gjithashtu, një tjetër studim nga Instituti Sinus tregoi se rreth një në pesë të rinj gjermanë pëlqenin teorikisht të punonin në sektorin e kujdesit.
Ndërkohë, vetëm 4% ishin "shumë të interesuar" për idenë. Pra, të rinjtë gjerman vendosin të heqin dorë nga arsimimi në këtë sektor, duke krijuar boshllëqe në klinika, spitale apo qendra kujdesi.
Ka vite që kërkohet një konsensus me shtetin gjerman për të rritur pagesat, duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtij shërbimi dhe popullsinë e plakur në rritje.
Megjithatë, deri më tani, pagesat konsiderohen nga më të ulëtat në vend, krahasuar me çdo sektor tjetër.
Rreth një vit para pandemisë, qeveria e Gjermanisë kërkonte 13,000 kujdestarë shtesë për të moshuarit.
Ndërkohë, ka plotësuar një kuotë prej vetëm 2.600 vetë.



