ISHP-ja në Bulqizë: Uji dyshohet si shkaktar për helmimin e banorëve, përgjigjja zyrtare nesër

ISHP-ja në Bulqizë: Uji dyshohet si shkaktar për helmimin e banorëve, përgjigjja zyrtare nesër

Ka shkuar në mbi 100 numri i të helmuarve në Bulqizë. Shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijshëm. Mes qytetarëve të helmuar ka burra, gra dhe fëmijë të cilët janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku.

Vetëm gjatë ditë së sotme, nga Spitali i Bulqizës, janë shënuar gjashtë raste të reja. 

Nga ISHP në qytetin e Bulqizës, kanë njoftuar se epidemia në Bulqizë mund të jetë shkaktuar nga uji:

“Kemi pasur 82 raste të personave të shtruar në Spitalin e Bulqizës dhe atë të Peshkopisë. Këtë epidemi mund ta ketë shkaktuar uji. Është bërë kërkesë zyrtare te ISHP dhe nesër do të jemi përgjigje zyrtare se kush e ka shkaktuar helmimin e banorëve në Bulqizë. Kemi udhëzuar për momentin që uji mos të konsumohet”, deklaroi Rovena Daja, epidemiologe pranë ISHP.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, rekomandojnë që banorët e Bulqizës të mos pijnë ujë nga çemzat, deri në përgjigjjen zyrtare të ISHP, për nesër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy