
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep parashikimin për javën në vijim, nga e hëna në të premte.
Java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme.
Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina. Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.
Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.
Gjatë ditës temperaturat parashikohen të luhaten si në grafik.



