Në Shqipëri po diskutohet për investime të mëdha në turizëm, por agjencitë turistike theksojnë se vetëm një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve përfitojnë nga resortet luksoze për shkak të të ardhurave të ulëta.
Shumica zgjedhin pushime më ekonomike brenda vendit ose udhëtojnë në Greqi e Turqi, ku çmimet dhe paketat “all inclusive” janë më të favorshme.



