Mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Itali me datë 29 mars e kanë mbyllur misionin e tyre në mënyrë shumë të keqe.
Gazeta “Corriere della Sera” shkruan se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, duke detyruar pronarin e hotelit të lajmërojë policinë.
Për këtë arsye, grupi i specialistëve shqiptarë, të cilët duhet të kthehen sot në Tiranë pas një muaji shërbim në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, janë gjobitur deri në 500 euro.
Mësohet se mjekët dhe infermierët shqiptarë u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në një hotel në Breshia.
Gjithçka ka ndodhur një natë më parë në një hotel të Breshias ku një grup prej 10 personash nga 30 mjekët e infermierët shqiptarë, po festonin në një prej dhomave të tyre duke pirë alkool e me muzikë të lartë. Një festim i tillë nuk është i lejueshëm nga rregullat e pandemisë, gjë që ka çuar pronarin e hotelit të Breshias të thërras forcat e rendit.
"Po mundohemi të zbardhim se çfarë ka ndodhur mbrëmë në hotelin e Breshës ka deklaruar për mediat këshilltari rajonal i Partisë Fratelli d'Italia Gianpaolo Natali, i cili e gjen të papërshtatshme që ky ekip mjekësh të mbërritur për të ndihmuar vendin të kthehen në shtëpi me gjoba prej 500 euro".
Gazeta thekson se ky episod nuk do të jetë një histori me një fund të lumtur për personelin shëndetësor që mbërriti në Itali 29 marsin e shkuar për të ndihmuar stafin mjekësor italian në vështirësi për shkak të luftës ndaj koronavirusit.
Ardhja e tyre ishte përshëndetur me entuziazëm jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët.
Policia është duke hetuar incidentin e ndodhur.



