
E shtuna do të jetë ditë mësimi për të gjitha shkollat e Tiranës. Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës, ka dhënë urdhrin që ditën e nesërme në të gjithë shkollat e Tiranës do të zhvillohet mësim.
Urdhri ka për qëllim zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve.
Ndonëse e shtuna është ditë zyrtare pushimi, ditën e nesërme shkollat e kryeqytetit do të zhvillojnë mësim.



