Hapen aplikimet për dokumentet biometrike në ishujt Kretë dhe Rodos

Hapen aplikimet për dokumentet biometrike në ishujt Kretë dhe Rodos

Kanë filluar aplikimet për dokumente biometrike në ishujt Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.

Këtë e ka njoftuar ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka sot përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në këta dy ishuj, në dy qendrat kryesore të tyre, sipas datave:
- Qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021.
- Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021”.

Tashmë, të gjithë personat e interesuar duhet të dërgojnë në postën elektronike consulate.athens@mfa.gov.al kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull” si dhe të dhënat bazike.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar ditë më parë hapjen e gjashtë zyrave të reja aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në disa shtete të botës.

Në bashkëpunim me Koncesionarin e prodhimi të dokumentave biometrike, përkatësisht zyrat janë hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë, Kanada, Australi, Brazil dhe Rumani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy