Covid-19/ Trump entuziast për teknikën e trajtimit me plazmë (VIDEO)

Covid-19/ Trump entuziast për teknikën e trajtimit me plazmë (VIDEO)

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA autorizon përdorimin e plazmës së gjakut të pacientëve që janë rikuperuar nga COVID-19 si një trajtim për ata të cilët janë të infektuar nga virusi.

Kjo teknikë përdor plazmën e gjakut të pasur me antitrupa nga njerëzit që janë shëruar tashmë nga sëmundja.

Një metodë e tillë është përdorur në mbi 70.000 njerëz në SHBA.

Presidenti Donald Trump tha se trajtimi me plazmë gjaku mund të zvogëlojë vdekjet me 35%.

Jam i kënaqur të bëj një deklaratë historike në betejën tonë kundër virusit kinez, e cila mund të shpëtojë jetë të shumta. Administrata e barnave lëshoi një autorizim për përdorim emergjent të trajtimit të njohur si plazma konvulsive. Kjo është një terapi e fuqishme që transferon shumë antitrupa nga gjaku i personave të shëruar dhe që mund të ndihmojë të infektuarit”, tha Trump.

Por disa ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me qëndrueshmërinë e studimeve për këtë trajtim.

E po ashtu lajmi bëhet me dije në prag të Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku Trump do të emërohet si kandidat i cili do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku do të përballet me demokratin Joe Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy