
Kanë mbërritur dhe 50 mijë doza të tjera, të vaksinës Coronavac në Shqipëri, sipas njoftimit të sotëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se Shqipëria ka kaluar shifrën prej 1 milion doza vaksinash anti-covid, të mbërritura nga kompanitë e ndryshme farmaceutike.

Edhe gjatë natës së mbrëmshme në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë dozat e vaksinës Coronavac.
Mbërrija e 100 mijë dozave të vaksinës së Coronavac-ut gjatë fundjavës së tretë e qershorit, do të sjellë zgjerimin e fashës së grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç, ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore në Kavajë.



