Protesta kundër kryeministrit Edi Rama hyri në ditën e 31-të.
Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Paraditen e kësaj të marteje pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të policisë para Parlamentit.
Disa prej protestuesve të shoqëruar në polici, thanë se ata nuk do të dorëzohën dhe se do e vazhdojnë betejën e tyre deri në fund.



