Nga peshkimi te bujqësia, ministrja Krifca flet pas mbledhjes së qeverisë

Nga peshkimi te bujqësia, ministrja Krifca flet pas mbledhjes së qeverisë

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca në përfundim të mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se është marrë një vendim për sektorin e peshkimit.

Ajo foli për një vendim strategjik për të ruajtur nivelet e peshkimit të gjithë liqeneve dhe deteve, që flota e peshkimit të respektojë dhe masat biologjike të kërkuara

Do e mbështesim me kuadër ligjor rregullativ sipas normave të BE, duke ruajtur mjedisin. Gjithashtu u miratua një urdhër nga Ministria e Bujqësisë për ruajtjen e niveleve të zënies së krapit, që ka të bëjë me një urdhër normal të çdo vitshëm për të mos peshkuar në liqenet ku krapi tani ka periudhën e pushimit.

Ministrja tha ndër të tjera se ndër shumë sektorë, kriza ka prekur dhe bujqësinë, duke bërë të ditur se jemi përballë rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore, por se qeveria iu është gjetur fermerëve me buxhetin mbështetës.

7300 fermerë janë aprovuar dhe 5600 prej tyre kanë marrë kartat e fermerit, e kanë marrë naftën dhe kanë vënë në punë. Sa i takon imputeve bujqësore, jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare.

Gruri ka nevojë për ujitje dhe ne kemi bërë investime të fuqishme, sa i takon blegtorisë prodhojmë 95% të nevojave për qumësht. Sot nevojat e vendit i plotësojmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy