Pasditja e kësaj të diele ka sjellë reshje të dendura bore në zonat e larta të Lezhës, duke zbardhur kreshtën dhe krijuar pamje të rralla për stinën e pranverës.
Bora ka prekur kryesisht segmentin rrugor Kallmet-Ungrej, ku raportohen vështirësi në qarkullim dhe ju kërkohet drejtuesve te mjeteve që të lëvizin me kujdes.
Ndërkohë moti i keq ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës.



