
Ka rifilluar vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç. Por, tek qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë janë krijuar sot radhë të gjata, duke shkaktuar rrëmujë të madhe para hyrjes së sallës.
Interesimi i qytetarëve ka qenë i madh për të marrë vaksinën, dhe për shkak të rradhëve të gjatë, është nevojitur intervenimi i Policisë së Kosovës për të qetësuar situatën.
Disa nga të moshuarit thanë se janë duke pritur që ta marrin vaksinën qe më shumë se dy orë.

Ndërkohë me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku.
“Ky nuk është vaksinim. Është akt i dërgimit të të moshurve në përballje me jetën. Një qeveri e tërë në gjumë” ka shkruar Abdixhiku.
Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kososvës, Enver Hoxhaj, tha se “është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje”.
Vaksinimi i personave mbi 65 vjet do të vazhdojë sot në Prishtinë por edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komuna të tjera të Kosovës.
Personat mbi këtë moshë mund t’i drejtohen qendrave të vaksinimit deri më 16 maj.



