Qytetarët nuk do të sanksionohen me gjobë në rast se do të identifikohen duke përdorur qese plastike. Pavarësisht propozimit të Ministres së Turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro deputetët ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese nuk e mbështetën propozimin që i detyronte qytetarët të paguanin deri në 30 mijë lekë.



