NASA ka njoftuar ditën e djeshme shtyrjen e nisjes së ekuipazhit të SpaceX në Stacionin Hapësinor për shkak të motit të keq. Ekuipazhi i përbërë nga një austronaut japonez dhe tre amerikan ishte planifikuar që të nisej në hapsirë sot, por u shty për nesër, pasi shumë erëra të forta janë parashikuar që të godasin SHBA-në ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur administrori i NASA-së, Jim Bridenstine në Twitter. Ai shkruajti se misioni hapësinor do të ngrihet të dielën në orën lokale 19:27.
"Për shkak të erërave në tokë dhe operacioneve të rimëkëmbjes, NASA dhe SpaceX po synojnë nisjen e misionit Crew-1 me astronautë në Stacionin Hapësinor në 17:27 pasdite të Dielën, 15 Nëntor. Faza e parë përforcuese është planifikuar të ripërdoret për të fluturuar me astronautë në Crew-2", shkruhet ne Twitter.



