Psikologia Marsela Lekli në emisionin ‘Stay Tuned’ duke komentuar për krimet në familje dhe jo vetëm u shpreh se fillimisht çdo i dhunuar duhet të kuptojë se jetën ta ka fal zoti dhe askush nuk ka të drejtë të ta marrë. Ajo tha se shpreson dhe uron që të tilla këshilla që jepen nga psikologët të dëgjohen, sepse dhuna duhet denoncuar.
Shpresojmë të dëgjojnë këshillat, sugjerimet që dhuna duhet denoncuar dhe nuk duhet toleruar. jetën ta ka fal zoti dhe askush nuk ka të drejtë të ta marrë. Përgjithësisht këto raste të dhunës që kanë arritur në ekstrem, e para këto lajme nuk duhen transmetuar fare në media, duke transmetuar të tilla lajme u abuzua një fëmijë, u vra një grua, duke marrë këto lajme ne përditshmëri këto raste duhet të stopohen sepse po rëndojnë negativisht në çdo familje, janë disa gjëra që duhet të mbeten brenda, ne shohim lajmin me detaje, si ndodhi, si e vrau si e preu dhe kjo është shumë e rëndë.
E pyetur nëse mund të themi se shoqëria shqiptare po humb ekuilibrin, Lekli tha se mund ta themi pasi sipas saj po shohim se shoqëria po i jep më shumë rëndësi rrjeteve sociale, se si të duket dhe të ketë një afirmim të ndjekësit.
Po shohim se një target grup i caktuar po jeton për rrjetet sociale. Normalisht tregon një varësi të tepruar që përcillet dhe te familja dhe humb përqendrimin dhe shohim shumë raste dhe një faktorët që po ndodh së fundmi është se për shkak të rrjeteve sociale ka arritur xhelozia në familje, dhuna, shumë prindër lënë fëmijët pas dore duke u fokusuar tek rrjetet sociale. Del në kafe me shoqërinë të gjithë me telefona në dorë dhe komentojnë të tjerët, mungon diskutimi i një teme të caktuar, por komentohet se çfarë bëjnë të tjerët.



