Banorët e Bërxullës hyjnë brenda Hipotekës, kërkojnë takim me Dallëndyshe Bicin

Banorët e Bërxullës hyjnë brenda Hipotekës, kërkojnë takim me Dallëndyshe Bicin

Banorët e Bërxullës kanë hyrë në ambientet e brendshme të Kadastrës ku kërkojnë takim me drejtoreshën Dallëndyshe Bici.

Banorët thonë se duan informacione faktike lidhur me pronat dhe banesat e tyre, duke kërkuar certifikimin e tyre.

Banorët i vendosën një ultimatum 24 orë kohë, duke i bërë thirrje edhe kreut të Kadastrës për zonën Vorë-Kamëz që t’i japin një përgjigje për certifikimin e pronave.

Ata paralajmëruan se në të kundërt, të enjten nuk do të lejojnë punëtorë të futen në zyrat e Kadastrës.

 

(10:20) Banorët e Bërxullës protestë te Hipoteka: Po na soset durimi!

Banorët e Bërxullës e zhvendosën sot protestën para Hipotekës. Ata i bënë thirrje kryeministrit Rama, ministres Balluku, dhe drejtoreshës së Kadastrës Dallëndyshe Bici që t’u japë një zgjidhje sa më parë lidhur me problematikën e tyre.

Janë dokumentet në zyrat e Hipotekës dhe nuk certifikohen. Kush është shkaku? Kush është pasoja?! Sot del projekti dhe thuhet nuk certifikohen pronat, nuk certifikohen banesat!”

Dallëndyshe Bici të ngrejë një grup që të dalë në terren dhe të bëjë matjet dhe certifikimin e pronave faktike. Sipas informimi tim populli i Bërxullës vjen vërdallë sa nga një bashki në një tjetër apo në Këshillin e Qarkut. Kanë përplasje me AMPT-në”.

Njëri prej banorëve u shpreh se “durimi po soset”, duke paralajmëruar se fundi i protestës mund te jetë edhe më i rëndë.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që presin përgjigje nga institucionet shtetërore për shpronësimin e banesave të tyre që preken nga rruga Thumanë-Kashar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy