Posti në Gjykatën e Lartë, Trump ka vendosur zëvendësuesen e Ginsburg

Posti në Gjykatën e Lartë, Trump ka vendosur zëvendësuesen e Ginsburg

Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë të shtunën emërimin e gjyqtares Amy Coney Barret për në Gjykatën e Lartë.

Trump tha të premten se ai e kishte vendosur se kush do të jetë, por pa dhënë emër.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë u tregoi republikanëve të Kongresit se zgjedhja e tij është Barret.

“Unë nuk kam thënë asgjë se është ajo, edhe pse kandidatura e saj do të ishte e jashtëzakonshme”, tha Trump për gjyqtaren federale të Indianas.

Amy Coney Barrett, 48-vjeçe, është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Çikagos.

48-vjeçarja është një katolike praktikante, e cila në të kaluarën ka marrë pozicione ndaj emigracionit dhe abortit që kanë krijuar shumë debate dhe janë kritikuar nga demokratët.

Një emërim i një konservatori do të zhbalanconte ekuilibrin delikat të Gjykatës së Lartë për të paktën një dekadë, me efekte të drejtpërdrejta në disa nga betejat sociale më sensitive, duke filluar nga aborti, armët dhe diskriminimi.

Kujtojmë se vdekja e gjyqatares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg të premten e kaluar mbylli zërin më të njohur liberal të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues.

Vendi bosh vjen disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit që do të vendosin nëse Presidenti Donald Trump do të marr një mandat të dytë në detyrë, si dhe kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.

Si dhe kur do të plotësohet vendi i lirë do të ketë ndikim të menjëhershëm politik dhe mund të lërë një gjurmë të përhershme në mënyrën se si funksionon Senati dhe qeveriset Amerika.

Konservatorët, të etur për perspektivën e një anëtari të tretë të gjykatës së lartë të propozuar nga Presidenti Trump, përshëndetën premtimin e udhëheqësit të shumicës së Senatit, republikanit Mitch McConnell se nëse Presidenti Trump zgjedh një kandidaturë ajo “do të hidhet në votim në Senatin e Shteteve të Bashkuara”.

“Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit kanë punuar shumë për të përmbysur dekada të aktivizmit liberal në sistemin tonë gjyqësor dhe ata nuk duhet të lëkunden tani,” tha në një deklaratë organizata politike me bazë në Uashington, Heritage Foundation.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy