Xherri: Punimet në aeroportin e Vlorës ndotin mjedisin, Shqipëria do e ketë vështirë integrimin në BE (VIDEO)

Xherri: Punimet në aeroportin e Vlorës ndotin mjedisin, Shqipëria do e ketë vështirë integrimin në BE (VIDEO)

Përfaqësuesi i PPNEA, Xhemal Xherri paralajmërimin e Konventës së Bernës në kryerjen e një vlerësimi të ri me standard europiane për aeroportin e Vlorës, e sheh si mesazh që mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve në mjedis.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se punimet për aeroportin e Vlorës vazhdojnë, bashkë me ndotjen mjedisore, të ajrit dhe të ujërave. 

 

Sipas tij, Shqipëria do e ketë të vështirë integrimin në BE, sa i takon kapitullit të mjedisit.

 

Xherri shtoi se konkretisht në zonën e Vjosë-Nartës janë parë disa plane shumë të mëdha, në të dyja anët e deltës, ku parashikohen resorte të mëdha deri në 50 mijë apartamente të ndryshme.

 

Konventa e Bernës prej disa vitesh kërkon qeverisë shqiptare që të ndalojë punimet e aeroportit të Vlorës, për të bërë studime të thelluara për ndikimin në mjedis, për të studiuar rëndësinë e zonës dhe habitatit në mjedis. 

 

Por punimet aty vazhdojnë, bashkë me ndotjen mjedisore, jo vetëm ndotje akustike, por ndotje të ajrit dhe ujërave. Shqipëria e ka nënshkruar Konventën e Bernës, e kemi ratifikuar dhe detyrohet që çdo vit të raportojë për zhvillimet në mjedis. 

 

Çuditërisht qeveria shqiptare përveçse ka ratifikuar këtë konventë, peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë e ka cilësuar dhe si zonë kandidate emerald, që do të thotë një zonë me rëndësi të veçantë për mjedisin. Çka ia shton më shumë statusin e mbrojtjes në nivel ndërkombëtar.

 

Por siç e dimë masa nuk merren dhe punimet e aeroportit vazhdojnë. Konventa jep rekomandime, por nuk jep urdhra për të ndaluar zhvillime brenda zonës së mbrojtur. Shqipëria do e ketë të vështirë integrimin në BE, sa i takon kapitullit të mjedisit.

 

Konkretisht në zonën e Vjosë-Nartës ne kemi parë disa plane shumë të mëdha, në deltën e saj, në të dyja anët e deltës, ku parashikohen resorte të mëdha deri në 50 mijë apartamente të ndryshme.

 

Në zonën e Zvërnecit, pikërisht para zonës së mbrojtur parashikohet një pallat 11-katësh. Sigurisht që do të ndikojnë në zonën e mbrojtur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy