Ngadalësim i rritjes globale të popullsisë!/ Harta, Shqipëria rezulton me normë rritje 0.16% (VIDEO)

Ngadalësim i rritjes globale të popullsisë!/ Harta, Shqipëria rezulton me normë rritje 0.16% (VIDEO)

Në një raport të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës për popullsinë Globale, popullsia jonë evidentohet se vitin e fundit është rritur me 0.16%.

Në vendet europiane me rënie me drastike të popullsisë janë Letonia, Lituania, Polonia, Rumania e Estonia.

Globi aktualisht numëron mbi 8 miliardë banorë, një shifër që u tejkalua në vitin 2022, por tashmë po vihet re një trend i ri, ngadalësim i rritjes globale.

Nëse disa vende për shkaqe të ndryshme ekonomike, sociale e demografike po vijojnë të shënojnë rritje të popullsisë, disa të tjera kanë rënie të ndjeshme.

Sipas hartës dhe të dhënave të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA, janë 10 vende që kanë një rënie drastike të popullsisë, duke nisur me ishujt Kuk, me 2.24 për qind për çdo vit, Samoa Amerikane, Shën Pier dhe Mikelon, Porto Riko dhe Shtetet Federative të Mikronezisë.

Në 10-shen e parë, përfshihen edhe 5 shtete europiane, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania e Estonia.

Këto shtete kanë përafërsisht një rënie me 1% në vit. Nuk mbetet pas as Rusia, me 0.5%. Gjithashtu në Europë, rënie të lehtë shënojnë edhe Gjermania, Italia, Portugalia dhe Greqia.

Sipas zv.drejtorit të Institutit të Demografisë së Vjenës, Tomas Sobotka, rënia e popullsisë në këto vende është një kombinim mes lindshmërisë së ulët dhe emigracionit intensiv.

Bie në sy, se Shqipëria ka shënon një bilanc të lehtë pozitiv, me 0.16%, po ashtu dhe Maqedonia e Veriut me 0.1%, të vetmet në rajon, pasi gjithë të tjerat kanë po ashtu rënie të popullsisë.

Në botë, rekordin aktualisht e mban Sudani i Jugut, me një rritje popullsie prej 4.66% në vit, kurse India, vendi me popullsinë më të madhe në botë, me 1.4 miliardë banorë, ka një rritje prej 0.7% në vit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu kanë një rritje të popullsisë me 0.67%, ndërsa Kina me 0.23%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy