Agjencia e Mjedisit: Sot shënohet Dita e Liqenit të Ohrit dhe Shkodrës, dy mrekullitë që prekin skajet e Shqipërisë

Agjencia e Mjedisit: Sot shënohet Dita e Liqenit të Ohrit dhe Shkodrës, dy mrekullitë që prekin skajet e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit kujton sot Ditën e Liqenit të Ohrit dhe Shkodrës, dy nga mrekullitë e natyrës që prekin skajet e Shqipërisë.

21 qershori shënon fillimin e sezonit turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit, Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Mesazhi është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për një bashkëpunim sa më të madh midis qytetarëve dhe autoriteteve për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit si një pasuri natyrore e pazëvendësueshme. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetër në botë.

21 qershori 2006, shënon nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Mali i Zi, për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës. Që nga ai vit, kjo ditë përkujtohet si Dita e Liqenit të Shkodrës, përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta, me qëllim nxitjen e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit të Liqenit, që vlerësohet si më i madhi në Ballkan. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Një perlë e kësaj pasurie është padyshim pelikani, zogu më i madh në Europë.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet Laboratorit Analitik si dhe Institutit të Shëndetit Publik kryen monitorimin e këtyre liqeneve bazuar mbi parametrat e Direktivës Kuadër të Ujit dhe indeksit trofik, po ashtu dhe monitorimin mikrobiologjik  në plazhet e liqenit të Ohrit që shtrihen nga Lini- Pogradec-Tushemisht.

Ujërat e Liqenit të Ohrit vlerësohen me cilësi mezotrofike dhe oligotrofike, ndërsa ujërat e Liqenit të Shkodrës vlerësohen me cilësi mezotrofike.

Në plazhet e Liqenit të Ohrit vlerësohet se 50% e stacioneve janë – Cilësi e shkëlqyer, 37.5% – Cilësi e mire, 12.5% – Cilësi e mjaftueshme. Qëllim kryesor i AKM është vlerësimi i cilësisë së liqeneve dhe njëkohësisht dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e situatës për të mbrojtur këto pasuri natyrore si dhe shëndetin publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy