Karantinohet e gjithë dogana e Tushemishtit

Karantinohet e gjithë dogana e Tushemishtit

E gjithë dogana e pikës së kalimit kufitar Tushemisht është karantinuar.

Mësohet, se të gjithë personat, personel dogane, policë dhe doganierë janë të izoluar në shtëpi.

Ndërkohë, në karantinë janë vendosur edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor që shërbente në këtë doganë.

Në total bëhen rreth 20 persona, 14 nga dogana dhe 6 nga stafi mjekësor. Deri tani nuk kanë simptoma.

Arsyeja e karantinimit është se djali i të moshuarve që dolën pozitiv në Korçë, punonte në këtë pikë kalimi kufitar.

Çifti, dyshohet se ishin infektuar nga mbesa e tyre e sapo ardhur nga Italia.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se është karantinuar edhe një mjek në spitalin e Korçës që iu shërbeu pacientëve si edhe është bërë dezinfektim i spitalit.

Në Shqipëri, vijojnë të shtohen personat që kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, duke e çuar totalin e tyre në 104 raste.

Po ashtu ritme më të larta janë vërejtur dhe në shtrimet në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit, u regjistruan dhe dy të sëmurë që humbën jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy