10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

10 Tetori shënohet çdo vit si Dita Botërore e Shëndetit Mendor, një iniciativë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen globale për çështjet e shëndetit mendor.

Kjo ditë u shënua për herë të parë në vitin 1992, me nismën e Federatës Botërore për Shëndetin Mendor, një organizatë globale që ka anëtarë dhe partnerë në më shumë se 150 vende. 

Prej atëherë, më 10 tetor, mijëra individë dhe organizata në mbarë botën angazhohen për të sjellë vëmendjen te rëndësia e shëndetit mendor dhe ndikimi i tij i thellë në jetën e përditshme.

Tema e vitit 2025: "Qasja në Shërbime-Shëndeti Mendor në Katastrofa dhe Emergjenca". Fokusi i këtij viti është te ndikimi i krizave si luftërat, fatkeqësitë natyrore, pandemitë dhe emergjencat humanitare në shëndetin mendor. 

Në shumë raste, pasojat mendore të këtyre krizave mbeten të padukshme dhe të nënvlerësuara.

Aktualisht, mbi 450 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga çrregullime mendore, duke e bërë këtë një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.

Çrregullime si depresioni, ankthi, apo forma të tjera të problemeve të shëndetit mendor mund të jenë po aq dobësuese sa sëmundjet fizike si diabeti apo sëmundjet e zemrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe aftësinë për të funksionuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy