Gjermani/ Infektohen me koronavirus 657 punëtorë të një thertoreje, karantinohen 7 mijë persona

Gjermani/ Infektohen me koronavirus 657 punëtorë të një thertoreje, karantinohen 7 mijë persona

Në qytetin Gutersloh në Gjermani ka shpërthyer një valë e re infeksionesh me koronavirus.

Mediat gjermane shkruajnë se 657 punëtorë të një thertoreje kanë rezultuar të prekur me Covid-19.

Objekti menaxhohet nga “Tonnies”, e cila është një kompani e madhe e tregtimit të mishit.

Mjaftuan vetëm pak orë nga raportimi i rasteve që zyrtarët lokalë të dilnin në një konferencë për mediat për të shpjeguar se çfarë kishte ndodhur atje me qëllimin për të qetësuar edhe qytetarët.

Mësohet se autoritetet shëndetësore kanë gjurmuar kontaktet e 657 punonjësve të infektuar, ndërsa bëhet me dije se 7 mijë vetë janë futur në karantinë.

Specialistët sqaruan përgjatë konferencës për mediat se tamponët janë kryer tek një mijë persona. Ata theksuan se gjatë orëve në vijim numri i personave të infektuar brenda therrtores do të rritet.

Sipas tyre, kompania do të mbyllet përkohësisht, por theksohet se tregu gjerman i mishit pritet të përballet me pasoja serioze.

Referuar vlerësimeve të paraqitura nga Këshilli Gutersloh, 20 për qind e produkteve të sektorit do të mungojnë.

Ndërkaq, ambientet e kësaj kompanie nuk janë të vetmet që janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytet.

Autoritetet thane se është vendosur që të mbyllen deri në fund të muajit shkollat, biblotekat dhe parqet e lodrave.

Ky nuk është shpërthimi i vetëm që ka ndodhur brenda një thertoreje në Gjermani, pasi në muajin maj 600 punëtorë në disa thertore të vendit ishin testuar dhe kishin rezultuar pozitiv me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore thanë se thertoret janë vende me rrezik të madh për t’u infektuar, pasi punëtorët janë të detyruar të punojnë në distancë të afërt me njëri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy