BE merr masa ligjore kundër Britanisë

BE merr masa ligjore kundër Britanisë

Bashkimi Europian ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Britanisë së Madhe për shkelje të neneve në mirëbesim në Marrëveshjen e Tërheqjes.

Lajmi u konfirmua nga presidentja, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se “Komisioni Europian të enjten i dërgoi Britanisë së Madhe një letër për shkeljen e detyrimeve të saj sipas Marrëveshjes së Brexit. Ky është fillimi i një procedure zyrtare kundër Britanisë, e cila ka një muaj kohë për t’iu përgjigjur”.

Veprimi erdhi si shkak i projektligjit të ri të propozuar nga Britania për Tregun e Brendshëm. Qeveria britanike po mundohet të ndryshojë traktatin “e divorcit” me BE-në dhe një gjë e tillë do të shkelte ligjin ndërkombëtar.

Von der Leyen është shprehur se nëse miratohet kjo marrëveshje, atëherë do të jetë në kontradiktë të plotë me protokollin Irlandë-Irlandë e Veriut.

Ne ftuam miqtë tanë britanikë të hiqnin pjesët problematike të projektligjit të tyre deri në fund të shtatorit. Afati kaloi dje”, tha Von der Leyen.

Kujtojmë se neni 5-së i Marrëveshjes së Brexit, përcakton se BE dhe Britania e Madhe duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të garantuar përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja dhe të dy palët duhet të kujdesen ndaj çdo mase që mund të rrezikojë arritjen e këtyre objektivave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy