
Gjashtë vite pas ndarjes nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, gazetari dhe analisti Andrea Stefani “rijetëzohet”.
Kjo pasi shkolla që mban emrin e tij në zonën e Laprakës, do të jetë gati për 900 nxënës dhe një lajm të tillë e bën të ditur Kryeministri Edi Rama.
Me shkollën e re “Andrea Stefani” për 900 nxënës, një super investim në kryeqytet dhe zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, që shtatori do i gjejë me ambiente të reja, e sipas standardeve, ju uroj një ditë të bukur.



