Festat e nëntorit, administrata pushim edhe të hënën

Festat e nëntorit, administrata pushim edhe të hënën

Punonjësit e administratës do kenë mundësi të pushojnë 5 ose 6 ditë me rastin e festave të nëntorit. Keshtu, përpos fundjavës që kemi perpara, punonjesit e administrates do te jen pushim edhe te henen, te marten dhe te merkuren. 

Qeveria ka marrë vendim për të lënë pushim administratën të hënën e ardhshme në 27 Nentor, në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit.

Ky vendim u publikua sot në faqen e Këshillit të Ministrave.

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy